Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anëtari nga “Guxo” sulmon ashpër PDK-në: PDK e djeshit dhe e sotme, e zezë e njëjtë

 
   

Anëtari i kryesisë së “Guxo”, Kujtim Hajdaj, ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e akuzuar për hipokrizi dhe mungesë morali politik

“N’daç qeshni, n’daç qani…, por me na folë këta të PDK për gjuhën apo moralin etik e politik…, kjo ashtë njësoj sikurse në pikë të territ me na dal drita,” ka shkruar ai në Facebook.

Hajdari ka thënë se historia politike e PDK-së “nuk njihet vetëm si ofenduese, mashtruese e korruptuese, por edhe si gjuhë e plumbave dhe grushtave”. Ai ka shtuar se PDK “e urren Albin Kurtin, jo për gjuhën, por sepse i shporri nga pushteti i korruptuar dhe i ndali pazaret me Vuçiqin”.

Postimi i plotë:

N’daç qeshni, n’daç qani…, por me na folë këta të PDK për gjuhën apo moralin etik e politik…, kjo ashtë njësoj sikurse në pikë të territ me na dal drita.

Historia politike e PDK, jo vetëm që njihet si ofenduese, mashtruese, zaptuese, grabitëse, korruptuese.., por gjuhën e saj e njohim edhe si gjuhë të plumbave dhe të grushtave…, të plumbave që vranë njerëz të pafajshëm vetëm pse kishin mendim ndryshe dhe nuk e pranonin diktaturën e PDK lepekiste që si idealizëm e kishte pushtetin absolut komunist të Enver Hoxhës.

Të grushtave sepse nuk e pranojnë kritikën dhe gjuhën demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PDK e djeshit dhe e sotme, ashtë qajo e zezë e njëjtë që popullit dhe shtetit tonë ia ka sjell të gjitha të këqijat.

Prandaj, kjo sot mundohet (dhelprisht) të fshihet dhe t’i akuzoj të tjerët për gjuhën toksike dhe diktatin që vet e kanë instaluar qyshse prej përfundimit të luftës në Kosovë.

PDK e urren Albin Kurtin, jo për gjuhën, por se i shporri nga pushteti i korruptuar…, shtetin të cilin e kishin trafikuar me Vuqiqin për të mbetur në pushtet.