2
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Moneytizer Paragrafi 2
Ai tha se njësitet kompetente janë duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës.
“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, nga vendi i ngjarjes ,autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës), njofton se ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.
Moneytizer Paragrafi 4
vetaksidentautostradën “Ibrahim Rugova”

