Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar dhënia e mbrojtjes së akuzuarve për 400 kilogramë kokainë të ardhur nga Brazili. Fillimisht ishte paraparë që mbrojtjen e tij ta jap sot i akuzuari, Kadri Sheqiri, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mbrojtjen e tij u vendos ta jap ndonjë ditë tjetër. Ndërsa, ishte Kadri Brahimi i cili dha mbrojtjen e tij para trupit gjykues.
Përveç, të akuzuarve Sheqirit dhe Brahimit të akuzuar tjetër për importim të 400 kilogramëve kokainë nga Brazili akuzohen edhe pronari i kompanisë “MC Food”, Izet Sheqiri, Faton Vrajolli e Fehmi Bytyqi.
Qysh në nisje të kësaj seance kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arni tregoi se sot nga organet kompetente është njoftuar se i akuzuari, Kadri Sheqiri ka pas disa probleme shëndetësore para seancës.
Arni: Sheqiri ka pas probleme shëndetësore para seancës
“Sot para seancës nga persona përgjegjës jemi njoftuar edhe pse ende nuk e kemi pranuar me shkrim shkresën që i mbrojturi juaj, Kadri Sheqiri ka pas disa probleme shëndetësore para seancës në këtë kontekst gjykata kërkon mendimin tuaj a është sot dita e përshtatshme në marrje në pyetje të të akuzuarit për shkak problemit dhe shqetësimit”, tha ai.
Ndërsa, edhe vetë i akuzuari, Kadri Sheqiri kërkoi që në seancën e sotme të mos e jap mbrojtjen e tij për shkak të gjendjes shëndetësore.
Sheqiri: Kurrqysh nuk jam, të vazhdojnë këta dy të tjetër
“Tybe kurrqysh. Gjyqtari: A je në gjendje me vazhdua sot a jo?…Sheqiri: Nëse kishin mund këta dy pas meje me vazhdua”, tha ai.
E pas lëshimit të sallës nga i akuzuari, Kadri Sheqiri, para trupit gjykues mbrojtjen e tij vazhdoi ta jap i akuzuari tjetër, Kadri Brahimi ndaj të cilit fillimisht parashtroi pyetje mbrojtësi i tij, Driton Musliu.
Fillimisht i akuzuari, Kadri Brahimi tregoi se nga viti 2012 ka qenë i angazhuar në “MC Food”, fillimisht si punëtor i thjesht e më pas si depoisti kryesor, pozitë të cilën e mori në vitin 2015.
I pyeti nga mbrojtësi i tij se si depoisti kryesor si e identifikon mallin që vjen në depo, Brahimi tha se përmes barkodit që e ka secila paketë.
Brahimi: Detyra ime është veç numërim e barazim asgjë tjetër
“Unë e kam pas detyrë veç numërim, ardhjes dhe dalje të (mallit) tjetër sen nuk kam pas asgjë..Avokati: Kush është përgjegjës për zbarkimin e mallit….Brahimi: Nëse ka nevojë në depo ku bëhet numërimi dhe shkarkimi nëse ka nevojë diçka jam në gjendje me iu ndihmua diçka me u krye puna sa më shpejt… 22’40 Avokati: Si e identifikon ti një mall prej paletës a e hapni paletën me pa se çka ka aty apo si e e identifikoni… Brahimi: Sipas barkodit në paketë i shkruan barkodi se ne paketat i kemi të ndaluara rreptësishtë me i hap nuk guxojmë nga AUK i kemi të ndaluara se kujtojnë që ne kemi bërë diçka dallavere”, tha ai.
Më pas kur u pyet nga avokati i tij se pse në ditën kritike tek kamioni ku ishin gjetur 400 kilogram kokainë i akuzuari, Kadri Brahimi gjatë shkarkimi i kishte ndarë disa paleta në njërën anë e disa të tjera në anën tjetër, i akuzuari, Brahimi tha se kjo ndarje është bërë për shkak të barkodeve e që kanë qenë dy njëri 82 e tjetri 101.
Brahimi: Nuk është e vërtet që i kam ndarë paletat ku ka qenë droga
“Janë procedura se kanë qenë dy barkode sa e mbaj mend ka qenë 82 dhe 101 dhe nuk guxoin me u përzier këta mall….35;38Në aktakuzë je ngarkuar se gjatë shkarkimit të mallit paletën me substancë narkotike me qëllim të mos identifikimit e ruajtjes nga punëtorët tjerë e ke ndarë në një pjesë të veçantë a keni vepruar ju kështu gjatë shkarkimit të këtij malli….Brahimi: Jo nuk është e vërtetë dhe u pa edhe në video se janë procedurat e njëjta unë gjatë seancave kam dëgjuar se kanë marr 20 giga xhirim nëse një milimetër ka ndryshim unë marr përgjegjësi. Po prej 2015 që e kam marr punë deri atë ditë e njëjta punë është punuar asnjë pengesë nuk ka qenë asnjë ndryshim nuk ka qenë”, theksoi ai.
Në pyetjen e mbrojtësit të tij se a ka rezistuar arrestimit të Policisë së Kosovës në ditën kur u gjet kokaina në kompaninë “MC Food”, i akuzuari, Kadri Brahimi u shpreh nuk e ka kundërshtuar arrestimin e tij, por që shtoi se është rrahur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në atë moment.
Brahimi: Më kanë rrah me duar lidhur si qenin
“Jo dhe në momentin që më ka urdhëruar Policia unë kam rënë, por më së fundi më kanë rrahur me duar lidhur si qenin nuk e kam merituar atë gjë dhe duket në kamera”, theksoi ai.
Pas, përfundimit të pyetjeve nga mbrojtësi i tij, i akuzuari, Kadri Brahimi iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të rastit, Valdet Gashi i cili fillimisht kërkoi të di se kur kishte arritur në “MC Food” kamioni në të cilën u gjetën 400 kilogramë narkotikë.
Brahimi tha se rojtari ishte njoftuar se në kompani kishte arritur kamioni në fjalë, dhe më pas vetë ai ka dhënë urdhër që të fytet në rrymë kontejneri ku ishte gjetur sasia e drogës.
Brahimi: Më ka lajmëruar rojtari që ka arritur kamioni, kam urdhëruar futjen në rrymë të kontejnerit
“Po më kanë lajmëruar dhe kam urdhëruar me hy në rrymë… me shti kontejnerin në rrymë me punua frizi mos me u prish malli….50’37Mua më ka lajmëruar rojtari kur ka arritur në vend jo diku tjetër….55.54 Gjyqtari: A ka qenë me urgjencë ky kamion…Brahimi: Jo nuk ka qenë për urgjencë kjo”, tha ai.
Gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit, Kadri Brahimi, prokurori i rastit, Valdet Gashi të akuzuarin e ballafaqoi me një pjesë të deklaratës dhënë në prokurori. Në deklaratën dhënë në prokurori Brahimi kishte deklaruar se në ditën kur kishte arritur kamioni në kompani ishte vetëm një kamion ndërsa, sot tha që kanë qenë edhe dy të tjerë. Ndërsa, i akuzuari, Kadri Brahimi tha se ka menduar se pyetja i është bërë nga Prokuroria se sa kamion nga Durrësi kishin arritur në kompani.
Tutje, gjatë dëshmisë së tij i akuzuari tregoi se më 17 maj 2021 ditë e hënë e kishte shkarkuar vetë mallin e arritur nga kamioni ku u gjetën 400 kilogramë kokainë dhe po atë ditë vetë e ka drejtuar edhe pironierin.
Ndërsa, në pyetjet e avokatit të Izet Sheqiri i cili është pronar i kompanisë “MC Food”, se klienti i tij a ka shfaq ndonjë interesim lidhur me mallin e gjetur në kamionin ku u gjetën 400 kilogramë narkotikë, depoisti kryesor në këtë kompani deklaroi se pronari i tij asnjëherë qysh nga 2015 kur ai e ka marr pozitën e depoistit kryesor nuk është interesuar për ndonjë kamion.
Brahimi: Izet Sheqiri kurrë nuk është interesuar për ndonjë kamion
“Jam nga 2015 deri më 17. 05. 2021 Izet Sheqiri kurrë nuk është interesua për një kamion, kurrë ymri i tij”, tha ai.
Ndërsa, në pyetjen e avokatit, Florent Latifaj se çfarë do të ndodhte me mallin nëse Policia e Kosovës nuk do të kishte ndërhyrë, Brahimi në përgjigjen e tij tha se produktet do të shpërndaheshin në treg në të gjithë Kosovën.
Brahimi: Po të mos ndërhynte Policia, malli do të shpërndahej në gjitha marketet e Kosovës
“Atë mall po të mos kishte ndërhyrë policia ata mall ka pas mundësi me shkua nëpër marketet e krejt Kosovës sepse ne paketat nuk i hapin sepse mua nuk më intereson a ka gur, nagets apo çka ka në të unë veç numri e barkodit e kam në faturë më shumë nuk më intereson. Atë minutë që del nga depoja unë nuk jap përgjegjësi”, tha ai.
Në seancën e fundit për rastin e 400 kilogramëve kokainë mbrojtjen e tij e dha i akuzuari, Izet Sheqiri i cili është edhe pronar i kompanisë “MC Food”.
Kujtojmë që për këtë rast ishte i akuzuar edhe Hysni Sheqiri i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penela. Ndërsa, i akuzuari tjetër ishte edhe Naim Morina i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësisë është dënuar me 6 muaj burgim efektive për pengim të procedurës penale.

