Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Vdes punëtori 23-vjeçar që u rrëzua në vendin e punës në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten në Gjilan, ku një punëtor 23-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti ka ndodhur në orët e pasdites, teksa viktima ishte duke punuar në objektin ndërtimor.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas Policisë, i ndjeri ishte nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë dhe në momentin e incidentit po kryente punë ndërtimore në objektin ku ndodhi rënia fatale.

Fillimisht, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Gjilanit, e më pas në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, 23-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga komuna e Vitisë.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe. Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti./Sinjali