Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takon Radoniqin, flasin për përgatitjet e KQZ-së për balotazh

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),  Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit, Osmani është njoftuar nga Radoniqi lidhur me procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale si dhe me përgatitjet që KQZ-ja po bën për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor.

“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së.

Si dhe për punën që po bëhet për përmirësimin vazhdueshëm të proceseve zgjedhore në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit”, thuhet në njoftim.