Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, thotë se vëllai i deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, nga Rahoveci ka qenë votues në Junik.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kraki ka shkruar se në mesin e 300 e më shumë personave që u shtua si votues në Junik që ta ndihmojnë kryetarin aktual me vota, është edhe Tafil Hoti, vëllai i Avdullah Hotit.
Tutje, ai raporton se në bazë të disa të dhënave Tafil Hoti jeton në shtëpinë e një familje junikase.
“Në mesin e 300 e kusur personave që u shtuan si votues në Junik për ta ndihmuar kryetarin aktual me vota, gjendet edhe Tafil Hoti, vëllai i Avdulla Hotit, ish-kryeministër dhe tash deputet i LDK-së. Domethënë, nga Rahoveci në Junik.
Dhe a e dini çka? Sipas të dhënave, del se Tafil Hoti jeton në shtëpinë e një familjeje junikase. Domethënë, vëllai i Avdulla Hotit e ka lëshuar Rahovecin dhe tash bashkëjeton me një familje në Junik.
A e kuptoni sa e sofistikuar ka qenë skema e mashtrimit me të dhëna personale për të ndikuar në vullnetin e votuesve?
I bëj thirrje zotit Avdulla Hoti të na sqarojë pse e ka lënë vëllain pa hise dhe e ka detyruar të vijë te një familje në Junik për strehim.
Junikasit duhet ta dinë që vullneti i tyre është deformuar nga votues fiktivë që asnjë lidhje me Junikun nuk e kanë.
Organet e rendit dhe hetuesia duhet ta marrin seriozisht këtë skemë kriminale, e cila ka gjasa të përsëritet edhe në zgjedhje të tjera”, shkruan Kraki.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Vellai i Avdulla Hotit nga Rahoveci votues ne Junik
Miq t’dashun,
Ne mesin e 300 e kusur personave që u shtuan si votues ne Junik me e ndihmu kryetarin aktual me vota, gjendet edhe Tafil Hoti, vellai i Avdulla Hotit, ish Kryeminister dhe tash deputet i LDK-se. Dmth nga Rahoveci ne Junik.
Dhe a dini çka? Sipas te dhenave del se Tafil Hoti jeton ne shtepine e nje familje junikase. Dmth, vellai i Avdulla Hotit e ka leshu Rahovecin dhe tash bashkjeton me nje familje ne Junik.
A e kuptoni sa e sofistikume ka qene skema e mashtrimit me te dhena personale per te ndiku ne vullnetin e votuesve?
I bej thirrje Zotit Avdulla Hoti te na sqaroje pse e ka lene vellain pa hise dhe e ka detyru me ardhe te nje familje ne Junik per strehim.
Junikasit duhet ta dine qe vullneti i tyre eshte deformu nga votues fiktivë qe as’je lidhje me Junikun nuk e kane. Organet e rendit dhe hetuesia duhet ta marrin seriozisht kete skeme kriminale e cila ka gjasa me u perserit edhe ne zgjedhje tjera.

