Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-deputeti: Zgjedhjet nuk do ta ndryshojnë situatën, rrezikojmë bllokadë të re – ja pse!

 
   

Ish-deputeti Adem Salihaj ka apeluar te partitë politike që të gjejnë zgjidhje brenda dhjetë ditëve të ardhshme për të shmangur një krizë të re institucionale.

Sipas tij, zgjedhjet e reja pas një bllokade tetëmujore nuk do të sjellin zgjidhje, pasi “numrat nuk do të ndryshojnë shumë” dhe vendi rrezikon të përballet sërish me bllokadë.

“Ne nuk po i votojmë partitë që të prodhojnë katastrofa njëra pas tjetrës, por për ta çuar Kosovën përpara. Asnjëherë Kosova nuk ka qenë më keq në aspektin e funksionimit të institucioneve,” ka shkruar Salihaj.

Shkrimi i Salihajt:

Apel partive politike që të mos na çojnë drejtë katastrofës, por të mundohen edhe këto dhjetë ditë që të gjejnë zgjidhje. Zgjedhjet e reja pas bllokadës tetë muajshe, mund të mos jenë zgjidhje. Është vështirë e besueshme se Vetëvendosja do ta rrisë numrin e deputetëve edhe për pesë ose gjashtë deputetë të tjerë. Poashtu, është vështirë e besueshme se partitë tjera do t’i fitojnë edhe pesë ose gjashtë deputetë më shumë se tash. Ekziston mundësia që AAK dhe Nisma të mos e kalojnë pragun, por këto tetë vota do të ndahen në mes të gjitha partive, kështu që situata nuk ndryshon. Pra, nëse numrat nuk ndryshojnë shumë, sërish do të gjendemi para një bllokade të re disa muajshe, që do të ishte katastrofale për Kosovën. Prandaj, apeloj te partitë politike që të gjejnë zgjidhje, e të mos na çojnë nga një katastrofë në tjetrën. Ne nuk po i votojmë partitë politike që të prodhojnë katastrofa njërën pas tjetrës, por për ta çuar Kosovën përpara. Ato po e bëjnë të kundërtën. Asnjëherë Kosova nuk ka qenë më keq në aspektin e mosfunksionimit të institucioneve të saja se sa tash. As armiku ynë më i madh nuk do të mund të na e bënte një dëm kaq të madh, sa po na e bëjnë partitë tona politike.