Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Statovci-Hykmete Bajramit: Presidentes i kalon mandati edhe pak muaj, bëni kujdes, fare lehtë mund të ju kthej në 12%

 
   

Jeta Statovci deputete nga radhëte e partisë “GUXO”, ka reaguar pas deklaratave të Hykmete Bajramit të LDK-së, se Vjosa Osmani është fjatore pse LDK kishte rënë në 12% në vitin 2021.

Sipas Statovcit, pikërisht LDK ka qenë ajo që e ka përjashtuar nga ky subjekt Osmani dhe se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj.

“Kostoja e paguar ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje në kohë pandemie, prishja e besimit me qytetarin dhe arroganca e gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin dhe bashkëpunimi me një PDK komplet të pa reformuar”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Zonja Hykmete Bajrami paska deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani paska qenë fajtore përse në zgjedhjet e vitit 2021, LDK ka dalë 12%.

Por Zonja Bajrami paska harruar se Presidenten Osmani, partia e saj e ka përjashtuar nga LDK, se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj. Përjashtuan personin me besimin më të lartë elektoral që nga Presidenti Rugova.

Kostoja e paguar ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje në kohë pandemie, prishja e besimit me qytetarin dhe arroganca e gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin dhe bashkëpunimi me një PDK komplet të pa reformuar.

E presidentes Osmani i kalon mandati edhe pak muaj, andaj bëni kujdes, se mund fare lehtë të ju kthej në 12%, me argumentet e saj politike, konsistencën ideologjike që ka me bazë trashëgiminë e Presidentit Rugova, jo të këtij diskursi destruktiv të LDK-së, që amniston Listën Serbe, e fajëson të tjerët për rezultatin e tyre.