Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​“Të stërvitur nga SHBA, gati për çdo pëllëmbë të atdheut”

 
   

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e cilësuar atë si krenarinë dhe zemrën e pathyeshme të vendit.

Përmes një postimi, presidentja Osmani ka theksuar se pjesëtarët e kësaj njësie janë të stërvitur dhe përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me misionin për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të tij.

“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, ka deklaruar Osmani.

Njësia e Operacioneve Speciale është ndër formacionet më të specializuara të FSK-së dhe përbën një element kyç në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.