3
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i është “lutur” opozitës për bashkëpunim pasi u propozua për mandatar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën e tij, ai kërkoi që vendi të mos shkojë në zgjedhje pa e provuar qeverinë e dytë, derisa u bëri ftesë partive të bashkohen në qëllimet e përbashkëta.
Moneytizer Paragrafi 2
“Kishim zgjedhje në shkurt të këtij viti, pastaj zgjedhjet lokale më 12 tetor, kemi tash balotazhin më 9 nëntor, nëse do t’i kemi edhe zgjedhjet në dhjetor tash, e konstituimi nuk mund të bëhet deri në shkurt, kush na garanton që në mars me këto qëndrime të subjekteve politike që kemi mund ta zgjedhim një president në fillim të marsit. Kjo do na çonte në pesë palë zgjedhje brenda 1 viti, e papërballueshme për republikën dhe popullin tonë, Po hyjmë me një qëllim të qartë dhe të mirë”, deklaroi ai.
Konjufca shtoi se partitë e tjera tash e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë.
Moneytizer Paragrafi 4
“Po e kryejmë edhe një obligim kushtetues, të mos shkojmë në zgjedhje pa e provuar edhe qeverinë e dytë. Ua bëjmë ftesën me të mirë dhe të sinqertë dhe ua zgjatim dorën e bashkëpunimit për këto qëllime. Është interes publik dhe shpresojmë që ta gjejmë gjuhën e përbashkët, i ftoj që ta arrijmë këtë projekt të përbashkët. Veç Kosova fiton prej kësaj nëse e arrijmë, partitë e tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë tash, të gjithë jemi në llupën e popullit, po mua po më duket që shpata e gjykimit do të jetë më e mprehtë se kurrë më parë”, përfundoi Konjufca, njofton Klankosova.tv.

