Analisti Driton Tali ka deklaruar se Lista Serbe është në fakt nëndegë e partisë SNS të Aleksandar Vuçiçit dhe se për kryetar të vërtet e ka pikërisht atë.
Ai paralajmëroi se është ndryshe ta kesh Listën Serbe në koalicion qeveritar dhe ndryshe kur nga ajo varet vetë qeveria.
“Kujdes! Lista Serbe vepron sipas urdhërave të Vuçiçit, ashtu siç ka bërë edhe më parë kur i braktisi institucionet e Kosovës,” shkroi Tali, duke shtuar se interesat partiake momentale nuk mund ta fshehin këtë realitet.
Postimi i plotë në Facebook:
Lista srpska është nëndegë e SNS e cila për kryetar të vërtet e ka Vuçiçin!
Është tjetër gjë ta kesh Lista Srpska’n pjesë në Koalicionin Qeveritar, pasi ajo po ja arrinë t’i marrë shumicën e votave të komunitetit serb, por është krejt tjetër gjë që Koalicioni Qeveritar të varet nga Lista Srpska.
Prandaj kujdes!
I kam parasysh edhe intereset partiake të momentit, konform tyre edhe këto relativizime që po i bëhen Lista Srpska’s (në stilin është parti kosovare e çertifikuar në KQZ etj), por ato interese nuk e zhbëjnë faktin se Lista Srpska për kryetar të vërtet të saj e ka Vuçiçin dhe do të vazhdojë të veprojë sipas urdhërave të tij.
Ashtu siç ju urdhëroi në të kaluarën që t’i sabotojnë dhe t’i braktisin institucionet e pastaj të rikthehen, do t’ju japi edhe urdhëra tjera të cilet do të jenë për interes të tij e kundër interesave të Republikës tonë.

