Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Publikohet momenti kur Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

 
   

Sot, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Presidenca e Republikës së Kosovës njoftoi se veprim është bërë në përputhje me nenin 95, paragrafi 4 të Kushtetutës, i cili përcakton kompetencat e Presidentit për emërimin e mandatari për qeverinë e re.

Kurse, Presidentja Osmani i ka uruar Konjufcën suksese në këtë detyrë të rëndësishme.

“Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, njoftimi i Presidencës.