Gazetari nga Tetova, Senat Zylbehari ka raportuar se deri më tani nuk ka indice që bëhet fjalë për ndonjë krim të mundshëm nga vdekja e 25-vjeçarës në Tetovë.
Në një intervistë në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Zylbehari ka thënë se viktima ka jetuar që katër vite në të njëjtën banesë.
Sipas gazetarit, rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta, nëse viktima ka bërë vetëvrasje.
“Nga të dhënat e para zyrtare të Prokurorisë në këtë ngjarje, pas ekspertizave dhe gjurmëve që janë gjetur në vendin e ngjarjes si dhe në banesën e 25-vjeçares, nuk ka indice për ndonjë krim të mundur. Tani mbetet e paqartë nëse ajo ka rënë vetë apo është shtyrë nga ndonjë fatkeqësi që i ka ndodhur. Ajo që dihet është se e njëjta tre apo katër vite ka banuar në të njëjtën banesë dhe ka qenë studente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës”, ka deklaruar gazetari.
Ndryshe, të mërkurën është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, studente e Mjekësisë në Tetovë./teve1.info/
Tags: 25-vjeçarjaSenat ZylbeharistudentëTetovevdekje

