Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krimi i rëndë në Malishevë, këta janë dy vëllezërit që u vranë nga burri i motrës së tyre

Naim Morina dhe Driton Morina janë dy vëllezërit nga fshati Gollubovc i Malishevës, të cilët u vranë sot nga burri i motrës së tyre, i dyshuari Astrit Isufi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv të cilat poashtu theksuan se i dyshuari është nga një fshat i komunës së Drenasit dhe i njëjti gjendet në arrati.

Moneytizer Paragrafi 2

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike është gjetur nga policia edhe një armë zjarri, e cila ende dihet nëse është përdorur nga i dyshuari për ta kryer veprën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.

Moneytizer Paragrafi 4

Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave, transmeton Klankosova.tv.

“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se po punojnë për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha ai.

Ndërkaq, nga Prokuroria për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se kryeprokurori dhe prokurori kujdestar kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet e nevojshme të policisë, kryeprokurori dhe prokurori Kujdestar”.

“Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”.