Pas debatit të fundit për kryetar të Prishtinës me Përparim Ramën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, duke e cilësuar si kandidatin më të mirë që kryeqyteti ka pasur ndonjëherë, shkruan “Bota sot”.
Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shkroi:
“Paraqitja fantastike sonte e Hajrulla Çekut, e vërteton se ai është kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë. Shumë suksese e na priftë e mbara, Hajro! 💙”
Me këtë deklaratë, kryeministri shpreh mbështetjen e tij të hapur për Çekun, duke theksuar performancën e tij gjatë debatit dhe vizionin për zhvillimin e Prishtinës.
Ky reagim vjen pak ditë para zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, kur qytetarët do të vendosin për drejtimin e kryeqytetit.

