Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve dërgohet në QKUK

 
   

Astrit Isufi i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina para shtëpisë së tyre në Gollubovc të Malishevës pas arrestimit që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit është sjell në Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtim mjekësor për plagët e marra e që dyshohet se janë nga armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari për vrasjen e dyfisht në Malishevë është gjetur në fshatin Pllaqicë dhe më pas është arrestuar.

“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar.

Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dje në fshatin Gullbovc të Malishevës dy vëllezër u vranë nga dhëndri i tyre para shtëpisë së tyre. I dyshuari pasi shtiu për vrasje në drejtim të dy vëllezërve iku nga vendi i ngjarjes.