Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

 
   

Astrit Isufi është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj, ka bërë të ditur se i njëjti është larguar nga spitali.

Në bazë të disa pamjeve të publikuara në rrjete sociale Isufi shihet duke dalë nga klinika i shoqëruar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në QKUK sot është zhvilluar edhe seanca dëgjimore për Isufin nga Gjykata Themelore e Gjakovës. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e kësaj gjykate, Lekë Muqaj, i cili pohoi se pritet shpejt që të merret vendimi për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësorë nga dje në QKUK, pasi ishte i plagosur në pjesën e poshtme të barkut.

Isufi ishte në arrati për më shumë se një ditë pas vrasjes së dy vëllezërve në Gollubovc.