Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetari nga Rahoveci dorëzon në polici 1,800 euro të gjetura në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën, qytetari Skender Krasniqi nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka dorëzuar në stacionin policor 1 mijë e 800 euro, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Mulla Cufa” në këtë qytet.

Sipas njoftimit të policisë, Krasniqi kishte gjetur nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila.

Moneytizer Paragrafi 2

“Pas veprimeve të ndërmarra nga njësitë policore, është identifikuar pronari i shumës së humbur dhe i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftim.

Policia ka vlerësuar se ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni të sigurisë dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, “andaj, shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet më tej në komunikatë.

Moneytizer Paragrafi 4