Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla “përplaset” me një person me logo të LDK’së në setër, e fotografon dhe e denoncon në Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndalur dhe e ka fotografuar një qytetar që kishte të vendosur një simbol të LDK’së.

“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla.

Moneytizer Paragrafi 2

“Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”, ia ktheu ai.

Më pas, Sveçla e fotografoi dhe u largua.

Moneytizer Paragrafi 4

Sveçla ka reaguar në Facebook pak më parë.

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, ka shkruar ai.