Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gara mes AAK-së e VV-së në Gjakovë, këto janë rezultatet aktuale

 
   

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e rezultateve për kryetar të komunave..

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Në Gjakovë sipas rezultateve të para prin Ardian Gjini i AAK-së me 66.30 për qind ose 5996 vota. Ardian Gola i VV-së ka 33.70 për qind ose 3048 vota.

Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 54 nga gjithsej 146 vendvotime.