Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Nexhmije Xhema, ka reaguar me një postim emocional në rrjete sociale pas rezultatit zgjedhor të Hajrulla Çekut në garën për kryetar të kryeqytetit.
Në mesazhin e saj, Xhema e ka vlerësuar Çekun si shembull të rrallë të qytetarisë, profesionalizmit dhe punës së ndershme në politikë.
Ajo ka pranuar publikisht se në një periudhë të shkurtër kishte rënë pre e “gojëve të pavërteta”, por që Çeku i kishte dhënë mundësinë të bashkëpunonte me të në të mirë të qytetit.
Ajo kujtoi një moment kur i kishte kërkuar Çekut arsyen pse e kishte ftuar të kontribuonte në ekip, pavarësisht kritikave të mëparshme ndaj tij.
Në fund, ajo e përshkroi ndjenjën e vështirë të vazhdimit të punës pa Çekun si kryetar, duke theksuar se ai e kishte sjellë “dritën në tunelin e errësirës”.
Postimi i plotë:
Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, kurr s’ka pasë nji shembull ma t’mirë se ti, Hajrulla Çeku.
Solle frymë qytetnie, profesionizmi e pune t’ndershme , diçka që rrallë shihet n’politikë.
T’kërkoj falje publikisht, se nji periudhë t’shkurtë kohore edhe unë pata ra pre e disa gojthanave t’pavërteta.
Por ti më thirre, e ma dhe shansin me kontribu bashkë për qytetin.
Kurr s’kam me harru, kur t’pyeta:
“Pse bash unë, se unë t’kam kritiku shpesh?”
E ti m’the me qetësi:
“Nexha, kritikat e mirëfillta i mirëpres, se janë produktive, e na çojnë përpara.
Për kritikat e pa vend, ke me pasë kohë me u bind vet që ke qenë n’gabim.”
Edhe vërtet, isha në gabim.
Sa ma shumë që t’njofsha, aq ma shumë t’admirova.
Por u pa , na ende s’jemi gati me e pranu nji nivel t’tillë.
Ama ti e solle dritën n’tunelin e errësinës, e rruga s’ka me u nalë këtu. Sepse ti na tregove ku âsht drita. 💙
S’po muj me paramendu me qenë asambleiste pa ty kryetar.
E frikshme, e tmerrshme kjo ndjenjë, jo veç për mu,
por për krejt Komunën e Prishtinës.
Por, vjen shumë shpejt ajo ditë kur Prishtina t’thërret vet.
Respekt për jetë!
🙏🏻❤️

