Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hill tregon për bisedën me Rexhep Selimin: Mendova se ai do merrte vendime, u acarova kur tha se duhej të pres

Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka treguar për një takim me Rexhep Selimin, për të cilin fillimisht kishte menduar se është ai i cili mund të merrte vendiem në emër të UÇK-së.

Përveç kësaj, ai ka thënë se u acarua kur e kuptoi se vendimi nuk merrej nga ai dhe se i ishte thënë nga Selimi se duhej të priste, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Moneytizer Paragrafi 2

Fillimisht, Hill e ka përmendur një takim në Likoc në të cilin sipas tij kishin shkuar bashkë me Fehmi Again si pjesëtar i LDK-së, si dhe dy gazetarë duke përfshirë Veton Surroin dhe Blerim Shalën.

“Ka qenë një Fehmi. Më duket se në këtë takim ka qenë një pjesëtar i LDK-së, më duket Fehmi Agani; dy shqiptarë të njohur: Veton Surroi- gazetar kanë qenë e ishte njëri prej tyre dhe Blerim Shala personi i dyte”, tha Hill.

Moneytizer Paragrafi 4

Përveç kësaj, në këtë takim Hill tha se ka qenë edhe asistentja e tij dhe zëdhënësi i tij për shtyp në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Hill tha se në këtë takim më Likoc kanë shkuar si përpjekje për të kuptuar më mirë se kush e udhëheqte UÇK-në dhe si ti joshnin që të bëheshin pjesë e një procesi politik. Tha se është përpjekur që të gjejë një ekip negociues për komunitetin shqiptar.

“Mendova se kjo ishte urgjente sepse kishim një draft-autonomi dhe nuk po arrinim që ta negocionim sepse nuk u përfshi askush dhe ne duhej të formonim një ekipë që të mos ishim në një situatë që të përfshinim persona që nuk do të pranonin rezultate”, u shpreh ai.

Takimi për këtë qëllim kishte vazhduar edhe ditën e nesërme, e që sipas dëshmitarit në vend se të shkonin në drejtim të jugut kishin shkuar në drejtim të veriut.

“Saktë! Më duket se shkuam në Shtime dhe aty kishte luftime. Në atë udhëtim më kujtohet se Fehmi Agani tha se është provokim prej serbëve ky. Meqë automjeti ynë u godit me plumba, ishte i blinduar automjeti fatmirësisht ku na goditën me armë. Fehmi Agani tha se në qoftë se ky është provokim, atëherë janë shumë të zotë dhe do ta ndërpresim këtu udhëtimin dhe kështu gjetëm një shtigë tjetër për të shkuar në Shtime”, tha ai.

Sipas dëshmitarit, kishte përpjekje që të dukej se ky takimi me UÇK-në ishte një takim normal me persona ushtarakë.

Mehmet Hajrizi ishte një prej personave që ishte në takim e që UÇK-së i ishte bërë kërkesa që të rikonstrukturohej UÇK-ja me një kryeministër të ri, tha Hill.

Ndërsa, në këtë takim, Rexhep Selimi vetëm i kishte falënderuar duke i thënë se këto do iu përcillen shefit të Shtabit.

Kurse, Hill i kishte thënë se ka menduar që vetë Rexhep Selimi ishte shef i Shtabit. Madje, Hill i kishte shpejguar Selimit sfidat që kishte kaluar për të shkuar në këtë takim duke iu drejtuar “dhe ju jeni personi që po me thoni se nuk jeni që merrni vendimin”. Selimi iu ishte përgjigjur me “jo, unë nuk jam ai”.

Hill tha se ishte acaruar shumë pasi Selimi i kishte thënë mbase javën tjetër do merrej vendimi.

“Fillimisht më thanë që do takohem me një person që do merrte vendim, por në thelb nuk donte që askush të merrte ansjë lloj përgjegjësie. Për asnjë diskutim të vertetë”, tha Hill.

Përpara kësaj ai foli edhe për një takim në Junik ku e kishin takuar një person të UÇK-së i cili kishte mjekër dhe rroba kamuflazhi, por që edhe ky sipas Hill s’ishte udhëheqësi.