Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa shkroi se sa herë që po fiton LDK po ndërrohen standardet.
Mustafa shkroi se LDK nuk ka sharë, linçuar e kërcënuar, andaj janë vlerësuar.
Ai shtoi se e rëndësishme është t’i falënderojnë përkrahësit e pa lëkundur të LDK-së.
“Kur i shtuam 70 mijë vota u ngutën me dalë n’TV “jooo s’ka rëndësi kjo, ka rëndësi pozita e tretë.” Ok Kur i fituam dje 7 komuna përfshi Kryeqytetin, prap vrap “jooo s’ka rëndësi kjo, ka rëndësi krahasimi me para 4 viteve.” Ok… Ndrroni ju standardet çdo ditë, hiq s’lodhemi na. E rëndësishme është t’i falënderojmë përkrahësit e palëkundur të LDK, ata që përkundër çdo furtune i qëndrojnë besnik LDK-së themeltare të shtetit tonë”, shkroi Mustafa.

