Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hanover: Kapet drogë me vlerë 600,000 €, arrestohet një kosovar dhe një turk

Të arrestuarit në lidhje me drogën e gjetur (60 kilogramë) janë një 35-vjeçar kosovar dhe një 41-vjeçar shtetas turk.

Hetuesit doganorë nga Hanoveri kanë kapur afërsisht 60 kilogramë marijuanë me një vlerë tregu prej rreth 600,000 €. Zyrtarët zbuluan drogën në një dërgesë me origjinë nga Spanja dhe destinacion Bremenin në fund të javës së kaluar, njoftoi zyra e hetimit doganor, transmeton albinfo.ch. Lënda narkotike ishte e paketuar në disa kuti, të deklaruara si produkte industriale, sipas dpa-infocom.

Moneytizer Paragrafi 2

Të premten, zyrtarët policorë arrestuan dy të dyshuar për kontrabandë droge në lagjen Woltmershausen të Bremenit.

Burrat e arrestuar janë një 35-vjeçar kosovar dhe një 41-vjeçar shtetas turk. Të dy dyshohet se janë të lidhur me dërgesën e drogës. Njëkohësisht, policët kontrolluan tre apartamente në Bremen dhe sekuestruan “prova të shumta” të cilat, sipas zyrtarëve doganorë, tregojnë se të dy personat po merreshin me tregti me kanabis.

Moneytizer Paragrafi 4

Një njësi speciale doganore u përfshi gjithashtu në operacion./Albinfo