Partia Guxo ka reaguar pas debatit të tensionuar në një emision televiziv, duke dënuar ashpër sulmin verbal, fyerjet dhe përpjekjen për sulm fizik të analistit Parim Olluri ndaj deputetit Nezir Kraki.
Në reagim, Guxo thërret organet e drejtësisë, mediat ku punon Olluri dhe KMSHK-në që të trajtojnë rastin me seriozitet dhe të dënojnë këtë akt.
Reagimi i plotë:
Reagim për sulmin ndaj deputetit Kraki
Partia Guxo dënon ashpër sulmin verbal, fyerjet vulgare dhe sulmin fizik të Parim Ollurit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nezir Krakit.
Përveç se thërrasim me vendosmëri organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet, ne thërrasim edhe shtëpitë mediale ku punon e ku paraqitet me orar të pjesshëm agresori Parim Olluri, që ta dënojnë këtë sulm dhe këto fyerje ndaj deputetit, politikanit, profesorit e qytetarit Nezir Kraki.
Po ashtu, thërrasim për adresim të këtij akti brutal edhe KMSHK-në.

