Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LDK jep arsyet se pse 28 dhjetori s’është datë e mirë për zgjedhjet: Është problem të organizohen në mënyrën më të mirë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se qasja e Vetëvendosjes me Glauk Konjufcën si mandatar për krijimin e qeverisë, është e njëjtë si me atë të Albin Kurtit.

Nga Zogaj është thënë si Konjufca, as Kurti s’ka pasur tendencë e as interesim për të krijuar institucionet e vendit, shkruan Gazeta Express.

Moneytizer Paragrafi 2

‘’Çka po shohim ne këto ditë, është qasja e njëjtë me sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë s’ka pas as tendencë, as interesim me krijuar institucionet e vendit. Njëjtë po ndodh me mandatarin e dytë’’, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i LDK’së ka paraparë që afati për Konjufcën do të shkoi deri në fund, ku siç ka thënë ai, do të ‘’bëhet show politik’’ në parlament sepse s’ka vota.

Moneytizer Paragrafi 4

‘’Kjo na bën të kuptojmë se ne do të shkojmë deri në ditën e fundit, pastaj do të bëhet show politik në kuvend, s’do të ketë vota sepse ato nuk janë. Dhe pastaj do a vendosim ditën e zgjedhjeve’’, ka shtuar ai.

Në fund, Zogaj ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke thënë se data 28 dhjetor, e cila është përfolur qe një kohë, s’është datë e mirë për t’i zhvilluar ato.

‘’Afatet zgjedhore në vendin tonë janë afate kushtetuese. Data 28 dhjetor nuk është e mirë për zgjedhjeve, data 28 dhjetor është ditë e datë kur njerëzit bëhen gati për festën e fundivitit. E kemi problematikë edhe me i organizuar zgjedhjet në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe me e ruajt votën gjatë numërimit sepse i bjen në kohën e festave të vitit të ri. E aq më tepër që mund të kemi edhe mungesë të vëzhgueseve ndërkombëtar që vijnë edhe i vëzhgojnë zgjedhjet tona. Pra nuk është datë ideale, por nëse afatet kushtetuese e thonë një gjë tillë, LDK është e gatshme për zgjedhje. Ky vit na shkoi me zgjedhje’’, ka thënë ai.