Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka miratuar disa vendime me rëndësi për funksionimin e institucioneve shtetërore, njofton Zyra e Kryeministrisë, transmeton “Bota sot”.
Në këtë mbledhje:
Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore, sipas tabelave të përcaktuara në aneksin A (Kursimet) dhe aneksin B (Ndarjet);
Është miratuar kërkesa e së njëjtës ministri për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025;
Është emëruar z. Jetmir Haziri në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Këto vendime u morën me qëllim të vazhdimit të punës së rregullt institucionale dhe efikasitetit në menaxhimin e resurseve shtetërore.

