Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar sot duke theksuar se Qeveria Kurti ka realizuar rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani.
Ai njoftoi se pensioni bazik, i cili në fillim të mandatit ishte 90 euro, nga sot arrin në 150 euro, ndërsa pensionet për personat me aftësi të kufizuara janë dyfishuar në 150 euro, përcjell “Bota sot”.
Sipas ministrit, janë rritur edhe skemat tjera sociale, përfshirë mbështetjen për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.
Postimi i plotë
Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti.
Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%.
Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit.
Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar.
Qeveria për pensionistët!

