4
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se nuk do të japë dorëheqje pas aktakuzës që iu ngrit për rastin e rezervave shtetërore.
Ajo tha se ndihet krenare për punën e saj, ndërsa akuzoi Prokurorinë Speciale se ka ngritur aktakuzë me të pavërteta.
Moneytizer Paragrafi 2
“Jo, asnjëherë. Jam më së krenare dhe më së e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim dhe Kosovës”, tha ajo.
E pyetur nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti do t’i shërbente në favor të saj po të përgjigjes në ftesën e prokurorisë si dëshmitar, Hajdari u rezervua të flasë.
Moneytizer Paragrafi 4
“Unë sot nuk do të vendosi se kush do të jetë dëshmitar”, tha ajo.
“Jam më së e lumtur që populli im është më i sigurt me rezervat e shtetit”.

