Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksion i përbashkët mes Prokurorisë dhe Policisë në Rahovec, zbulohen arsenal armësh

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë realizur bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit ku është kapur arsenal armësh.

Lidhur me rastin në pranga kanë përfunduar tre persona.

Moneytizer Paragrafi 2

Bëhet e ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar lloje të ndryshme të armëve tek tre të dyshuarit.

Tek i dyshuari me inicialet P.H., janë kapur një mitraloz,një pushkë automatike – AK-47, një pushkë automatike (Sharc), një pistolet me gaz dhe 608 copë fishekë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurse, te i dyshuari me inicialet Xh.H.,një pushkë Gjahu, një Pushkë Automatike M-47, një pushkë Gj. Automatike M-48, municion 33 cop 12 mm dhe 329 fishek të armëve të tjera.

Ndërkaq, tek i dyshuari i tretë me inicialet A.M., janë kapur dy pistoleta me Gaz, pa municion, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat i këtyre veprimeve, të tre personat, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria njofton gjithashtu se ndaj të njëjtëve, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ndaj të dyshuarve P.H., Xh.H., dhe A.M., është inicuar rast për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie