Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PZAP-i refuzon ankesën e PDK-së për Mitrovicën e Jugut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për procesin zgjedhor të balotazhit në Mitrovicë të Jugut.

Këtë e kanë bërë të ditur burime për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tershana.

Moneytizer Paragrafi 2

Në vendimin e PZAP-it të cilin e ka siguruar Klan Kosova thuhet se është refuzuar ankesa e PDK-së me seli në Prishtinë, lidhur me parregullsitë gjate procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 09 nëntor.

Sipas PZAP-it, kërkesa e PDK-së për rivotim në Mitrovicën e Jugut nuk mund të realizohet, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-it. /Klankosova.tv