Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha pret në takim zv/komandantin e KFOR-it, u diskutuan tema që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës

 
   

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, koloneli Gazmend Hoxha, priti në takim zv/komandantin e KFOR-it gjeneral brigade, Federico Collina.

Sipas një komunikate të bërë në faqen zyrtare të policisë në Facebook,bëhet e ditur se në takim u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë në Republikën e Kosovës.

“Sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim njoftues zv/komandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Federico COLLINA.

Në takim u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë në Republikën e Kosovës. Dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të ofrimit të një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.