Mbi 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës, aktualisht kanë mbetur pa paga, si pasojë e mosformimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa në kuadër të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë çyshtje, presidentja Vjosa Osmani, i ka dërguar letër kryeparlamentarit Dimal Bashës.
Përmes kësaj letre, Osmani u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit që të gjejnë kompromis dhe urgjentisht të formojnë komisionet e përhershme.

Letra
Lidhur me krizën e RTK-së, punëtorët e medias kanë protestuar që dy herë, në mënyrë që të merren për bazë kërkesat e tyre. Të njëjtit kanë paralajmëruar për protestë edhe të hënën e 17 nëntorit.

