Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çeku: Stadiumi olimpik `Adem Jashari` po bëhet

 
   

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë po bëhet dhe shumë shpejt do të jetë shtëpia e dytë e Kombëtares së Kosovës, ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. 

Ai bashkë me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës, Faton Peci, të shtunën kanë inspektuar punimet. 

“Vazhdojmë me përkushtim e seriozitet të zbatojmë planin investiv të Lojërave, për një organizim të shkëlqyer. Stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht.

Mitrovica do të jetë një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare që mbahen në vitin 2030. Me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës, Faton Peci, pamë nga afër punimet”, ka thënë Çeku.