Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ditëlindja e heroit, Ramush Haradinaj e uron vëllaun “Gëzuar Luan”

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij Luanin në ditëlindjen e tij.

Haradinaj ka shkruar shkurt, “Gëzuar Luan”, teksa ia ka bashkuar edhe një fotografi me të që daton qysh moti.

Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Rekës, përkatësisht Deçanit.

Shkollën fillore e kreu në Irzniq, ndërsa gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.

Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.