Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohen katër gjuetarë serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

Katër gjuetarë të armatosur serbë janë arrestuar brenda territorit të Kosovës, për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë për në Kosovë.

Sipas komunikatës nga Policia e Kosovës, armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore, raporton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

Policia e Kosovës ka deklaruar po ashtu se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar me armë zjarri drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, këto pretendime nuk janë ngjarje e verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4