Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundon greva njëorëshe e punëtorëve të RTK-së

 
   

Ka përfunduar greva njëorëshe e punëtorëve të RTK-së.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës kanë nisur grevën njëorëshe. Kjo për shkak të mosalokimit të buxhetit të transmetuesit publik, çka ka lënë pa paga që 17 ditë punëtorët e RTK-së.

Gëzim Bimbashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, ka kërkuar nga qeveria duhet të gjejë zgjidhje ligjore. Ai theksoi se situata është shumë emergjente. Bimbashi tha se nga e hëna e ardhshme do të fillojë greva me masa të rënda, për të cilën tha se do të shikojë aspektin ligjor. Sipas tij, gjatë javës do të njoftohet me kohë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, deklaroi se BSPK është me punëtorët e RTK-së, pasi punëtorët e RTK-së po kërkojnë pagën e tyre. “Është e papranueshme që u bënë disa javë e nuk ka paga për RTK,” tha ai.

Edhe juristja e medias, Flutura Kusari, tha se ky është rezultat i presionit politik. Ajo përmendi se ka pasur vendime të politizuara, por tani ky me paga është presion financiar që të ketë gjunjëzim.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala, tha se SBASHK solidarizohet me punëtorët e RTK-së.