Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votojë për planin e Trumpit për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë në një projektrezolutë  mbi planin e paqes në Gaza, të mbështetur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Teksti i paraqitur nga SHBA-ja, do t’i dhuronte mandat për vendosjen e një Force Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) dhe vendosjen e një qeverisje kalimtare atje.

Disa vende të panjohura me emër janë ofruar të kontribuojnë në një forcë të tillë, mëgjithëse nuk e qartë nëse kjo do të kërkonte çarmatimin e Hamasit apo do shërbente si një forcë paqeruajtëse atje, shkruan Guardian.

Rezoluta poashtu ngrit mundësinë e një shteti palestinez – dicka që Izraeli e kundërshton fuqishëm, shkruan BBC.

Ka pasur negociata intensive mbi draftin e rezolutës, me Uashingtonin që paralajmëron se çdo votë kundër saj mund të çojë në një rikthim të luftimeve me Izraelin.

Sipas raporteve mbi draftin e fundit, një pjesë e rolit të ISF-së do të ishte të punonte për “çmontimin e përhershëm të armëve nga grupet e armatosura jo-shtetërore” – përfshirë Hamasin – si dhe mbrojtjen e civilëve dhe rrugëve të ndihmës humanitare.

Së fundmi, fraksionet palestineze kanë refuzuar mundësinë e çdo force ndërkombëtare në Gaza, duke e cilësuar si përpjekje për të qeverisur nga jashtë.

Ata poashtu refuzuan kategorikisht mundësinë e çarmatimit dhe heqjes dorë nga e drejta e rezistencës ndaj pushtuesit.

Plani i paqes nga Trump i dha fund luftës dy-vjetore të Izraelit në Gaza e cila la të vrarë më shumë se 69,483 palestinezë dhe shkatërroi shumicën dërrmuese të territorit.