Një person në Michigan është dënuar të hënën më dy vjet burg federal, pasi kërcënoi me vrasje presidentin amerikan, Donald Trump dhe zëvendëspresidentin, JD Vance, ka thënë Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.
Sipas departamentit, personi me emrin James Donald Vance, 67 vjeqar, postoi mesazhe në rrjetet sociale ku kërcënoi se do të vriste Trumpin dhe Vance.
Ai u shpall fajtori për kërcënimin për të vrarë ose plagosur presidentin dhe zëvendëspresidentin.
Gjykata federale në Michigan e dënoj më dy vjet burg, raporton Anadolu.
Edhe një person tjetër me emrin Richard Spring u dënuar më 18 muaj burg më 20 tetor dhe një gjobë prej 2,000 dollarë për kërcënimin për të vrarë Trumpin.

