Donika Gërvalla i ka bërë ftesë LDK-së për të marrë pjesë në seancën për miratimin e buxhetit.
“Ju ftoj publikisht, se si një parti e ardhur nga një traditë institucionaliste të mos bëheni bashkë me ata, të cilët nuk i respektojnë institucionet e shtetit, të cilët bllokojnë procese të rëndësishme, bllokojnë buxhetin e shtetit, bllokojnë paga dhe e bllokojnë të ardhmen e këtij vendi.
Bëj apel publik sot të gjithë juve që të vini në një orë më të vonshme dhe të votoni marrëveshjet ndërkombëtare”.
“Ky apel publik ju drejtohet juve të nderuar deputetë të LDK-së, me ftesën publike që në seancë të vini dhe të votoni zhbllokimin e proceseve kaq të rëndësishme”, deklaroi ajo.

