4
Zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një çifti në Han të Elezit, kanë gjetur sasi të drogës, të dyshuar të llojit metamfetaminë.
“Gjatë kontrollit të një çifti, në çantën personale dhe në veturën e tyre janë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit metamfetaminë”, thuhet në njoftim.
Moneytizer Paragrafi 2
Pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, metamfetamina është një substancë tepër e rrezikshme psikotrope, e cila shkakton varësi të shpejtë, rritje të agresivitetit, dëmtime serioze të sistemit nervor, probleme kardiovaskulare, rrezik të lartë për mbidozë dhe pasoja të përhershme në shëndetin mendor dhe fizik. Përdorimi dhe trafiku i saj paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike dhe shëndetin e komunitetit.
Moneytizer Paragrafi 4

