Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: VV s’kërkoi zgjidhje por përplasje, interesin e vendit e vuri pas atij partiak – Osmani të shpallë zgjedhjet sa më shpejt

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar rreth dështimit të formimit të qeverisë nga ana e VV’së, duke thënë se kjo ka qenë rezultat i drejtpërdrejtë i mentalitetit bllokues dhe arrogant të kësaj partie.

Krasniqi shtoi edhe se, ky rezultat vije për shkak të qasjes së VV’së e cila nuk zgjodhi dialogun, por konfliktin, dhe se e njëjta nuk ka kërkuar zgjidhje por përplasje.

Moneytizer Paragrafi 2

‘’ Tani përgjegjësia është e qartë: Presidentja duhet të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve, që të mos humbim edhe më shumë kohë’’, ka shtuar ai.

Postimi:

Moneytizer Paragrafi 4

Pas më shumë se 9 muajsh zvarritje dhe improvizime, partia që doli e para në zgjedhje përsëri nuk arriti të formojë qeverinë. Edhe seanca e sotme ishte një skemë e dështimit të paralajmëruar.

Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i mentalitetit bllokues dhe arrogant të Vetëvendosjes, që e ka mbajtur vendin në krizë institucionale për muaj të tërë.

Është rezultat i qasjes së një partie që nuk zgjodhi dialogun, por konfliktin; që nuk kërkoi zgjidhje, por përplasje; dhe që interesin e vendit e vuri pas interesit të vet partiak.

Si PDK, e kemi thënë hapur që nga dita e parë: nuk japim vota për vazhdimin e kësaj keqqeverisjeje.

Tani përgjegjësia është e qartë: Presidentja duhet të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve, që të mos humbim edhe më shumë kohë.

Kosova ka nevojë për stabilitet, seriozitet dhe qeverisje që merr përgjegjësi. PDK është gati për zgjedhje dhe për t’i dhënë vendit drejtim të ri.