6
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, duke e quajtur atë momentin ku, sipas saj, “u pa qartë mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve” nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Bajrami ka njoftuar se mungoi në seancë për arsye shëndetësore, por theksoi se ajo që ndodhi sot vetëm e vërtetoi atë që LDK-ja ka paralajmëruar që nga 9 shkurti: se Kurti nuk ka numrat për të formuar qeverinë, pavarësisht deklarimeve të tij të vazhdueshme.
Moneytizer Paragrafi 2
Sipas saj, Kurti i ka humbur Kosovës “muaj e vite” me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese dhe varfërim të qytetarëve, ndërsa sot u dëshmua edhe një herë “mashtrimi i madh” për pretendimet e tij paszgjedhore.
“Thënë troç kjo kastë politike ja humbi Kosovës plotë 5 vjet, por fituan shumë ata dhe rrethi i tyre, fituan nga keqpërdorimi i të gjitha resurseve shtetërore në kurriz të qytetarëve për të cilat një ditë do të japin përgjegjësi”.
Moneytizer Paragrafi 4
Bajrami thekson se qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin dhe Vetëvendosjen për arrogancën politike, sidomos për këmbënguljen që posti i kryetares së Kuvendit t’i jepej vetëm një kandidate e vetme, për dështimin në krijimin e një koalicioni me cilëndo parti shqiptare dhe për humbjen e 15 ditëve të tjera pas tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryeministrit.
Ajo e akuzon Kurtin dhe VV-në për “5 vite të humbura për Kosovën”, duke listuar korrupsionin në energji, rritjen e çmimeve, mosrealizimin e premtimeve, ngecjet në infrastrukturë, rënien në ekonomi, arsim e shëndetësi, si dhe përpjekjet për të blerë vota përmes skemave publike.
“Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt. Vula e këtij fundi do të jetë dita e zgjedhjeve të reja”, përfundon Bajrami.

