Analisti Milaim Nela thotë se Aleksandër Vuçiq, Lista serbe, Edi Rama dhe opozita e Kosovës mendojnë njëjtë për Albin Kurtin, janë kundër tij.
Nela përmes një shkrimi në Facebook, pyet kush është mbrojtësi i vërtetë i interesave të Kosovës, Kurti apo Vuçiqi?
Ai tutje, ka kërkuar që njerëzit ta zgjidhin ekuacionin e tij.
“Kundër vuçiçit apo kundër Kurtit? Alexandar Vuçiç, Lista Serbe, Edi Rama dhe opozita e Kosovës mendojnë njëjtë për Albin Kurtin – janë KUNDËR tij!
Bile vetë Igor Simiçi, kryetari i Listës Serbe e tha që Albini është edhe kundër shqiptarëve!
A do me thënë kjo se Albini asht pro interesave serbe e Vuçiçi kundër tyre e pro shqiptarëve?
Kush është mbrojtësi i vërtetë i interesave të Kosovës, Kurti apo Vuçiçi?
Miq!…sidomos ju që keni marrë flamurin e i keni kthy të gjitha heshtat kundër Albin Kurtit ma zgjidhni këtë ekuacion se unë nuk po i jap dum!”, ka shkruar Nela.

