Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Politika dhe siguria, tema diskutimi mes Haradinajt dhe ambasadorit norvegjez

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim njoftues me ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjornstad.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Bjornstadit ia shprehu vullnetin për thellim të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e raporteve miqësore ndërmjet dy shteteve.

“Me ambasadorin Bjornstad diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë në vend e rajon”, ka shkruar tutje kreu i AAK-së.

“Falënderova ambasadorin Bjornstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës përmes projekteve te ndryshme dhe në proceset integruese”.