Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati

SBASHK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë te Departamenti i përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati.

Kjo sindikatë thekson se kallëzimi është bërë “për shkak të dyshimit të bazuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke mos vepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social, duke mos shpallur që nga fundi i vitit 2022 ftesën për formimin e këtij Këshilli për çka është i obliguar ligjërisht”.

Moneytizer Paragrafi 2

“Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën duke pamundësuar diskutimin për Ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë e me theks të veçantë duke e lënë Kosovën pa Marrëveshjen Kolektive si e drejtë që buron nga Ligji i punës dhe kështu Kosova mbetet si i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë Marrëveshje të nënshkruar”, thuhet në njoftim për media të Sindikatës së Arsimit, transmeton Klankosova.tv.

 

Moneytizer Paragrafi 4