Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

28 dhjetori ndez skenën politike: Bekteshi akuzon opozitën për goditje ndaj sovranitetit – ja çka thotë për Osmanin!

 
   

Pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të shpallur 28 dhjetorin si datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka ardhur një reagim i ashpër nga Ramzan Bekteshi.

Ai ka vlerësuar rolin e diasporës dhe ka akuzuar një pjesë të opozitës dhe mediave se po veprojnë kundër sovranitetit të vendit.

Bekteshi theksoi mbështetjen e institucioneve për diasporën dhe paralajmëroi se përpjekjet për të minuar procesin zgjedhor nuk do të kenë sukses, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shshshttt, ju flet presidentja!

-Do të fluturojmë sërisht nanë, nga katër anët e botës, të votojmë për sovranitetin tënd në veri, qe disa po punojne ta shesin!

Kur flasim per diasporen, asnje President s’ia ka dhene hakun asaj sa Presidenti Rugova dhe tash pasuesja e denje, Presidentja, Vjosa Osmani. Asnje kryeminister i Kosoves me heret s’e ka vleresuar diasporen sa Z. Kurti, andaj, opozita bojkotuese dhe disa media–jo te gjitha, te sponsorizuara nga oligarkë e fonde te jashtme, përsëri do te mbesin gojehapur, sepse misioni i tyre agresiv eshte kunder sovranitetit te vendit, dhe populli e di.