Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stubb viziton selinë e NATO-s në Bruksel, Rutte vlerëson rolin e Finlandës në sigurinë euroatlantike

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe sigurisë në Evropën Veriore.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se që prej anëtarësimit të saj në NATO në prill të vitit 2023, Finlanda është konsideruar një ndër aleatet më aktive dhe më të përkushtuara.

Kjo u theksua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm Rutte gjatë konferencës së përbashkët për media, ku ai vlerësoi qasjen “praktike dhe të qëndrueshme” të Finlandës ndaj çështjeve të sigurisë.

“Finlanda mund të mbështetet plotësisht te aleatët e saj në NATO”, deklaroi Rutte, duke shtuar se shteti nordik “gjithmonë ka ditur sa e rëndësishme është siguria dhe çfarë kërkohet për ta garantuar atë”.

Në takim u theksua edhe zhvillimi i Forcës së re Tokësore të Përparuar të NATO-s në Finlandë, projekt i përbashkët me Suedinë, i cili pritet të forcojë pozicionin mbrojtës të Aleancës në Evropën Veriore.

Vendimi i fundit për të investuar 100 milionë euro në iniciativën PURL, së bashku me aleatët nordikë dhe baltikë, e çon ndihmën e përgjithshme ushtarake të Finlandës për Kievin në rreth 2.8 miliardë euro.

Tags: