4
Një gazetar investigativ kroat ka paraqitur një padi te prokurorët e Milanos kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për përfshirjen e tij të dyshuar në “Sarajevo safari”, në të cilën snajperë nga Italia dhe vende të tjera dyshohet se udhëtuan në kryeqytetin boshnjak për të vrarë civilë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.
Javën e kaluar, prokurorët e Milanos nisën një hetim që synonte identifikimin e italianëve të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, të akuzuar për vrasje me dashje të rënduar nga mizori dhe motive të shëmtuara.
Moneytizer Paragrafi 2
Sipas hetuesve, grupe “turistësh snajperë” dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet masive pasi u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve që i përkisnin ushtrisë së Radovan Karaxhiqit – ish-liderit serb të Bosnjës i cili në vitin 2016 u shpall fajtor për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit – për t’u transportuar në kodrat përreth Sarajevës në mënyrë që të qëllonin mbi popullsinë për kënaqësi.
Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet dhe zjarri snajper midis viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
Moneytizer Paragrafi 4
Snajperët ishin ndoshta elementi më i frikshëm i jetës nën rrethim në Sarajevë, sepse ata qëllonin pa dallim njerëzit në rrugë, përfshirë fëmijët.
Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni, një shkrimtar me bazë në Milano i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës Benjamina Kariq.
Gavazzeni tha se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth turistëve të dyshuar si snajperë në shtypin italian në vitet 1990, por vetëm pasi pa Sarajevo Safari , një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupaniq, filloi të hetonte më tej.
Për akuzat kanë reaguar media të shumta ndërkombëtare si Daily Mail dhe gazeta britanike The Telegraph.
Artikulli i Telegraph paraqiti gjithashtu dëshminë e Michael Giffoni, zëvendëskryetar i misionit diplomatik italian në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili tha se në vitin 1994 i ishte thënë se ekzistonin “Safari”.
“E dini, organizohen safari. Shumë njerëz të pasur vijnë këtu – disa janë gjuetarë, të tjerë janë biznesmenë. Ushtria dhe formacionet paraushtarake i çojnë ata në kodra mbi Sarajevë dhe paguajnë për këtë”, tha Giffoni.
Së fundmi edhe the Guardian shkroi një artikull lidhur me akuzat ndaj Vuçiqit.
Aleksandar VuçiqSarajevo safari

