Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu me postim emocionues: Mirë se erdhe, dashuria ime e jetës

Jeta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ka reaguar me një postim emocionues pas lirimit nga burgu të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Kosovës, i cili ishte burgosur nga autoritetet serbe.

Përmes një reagimi, Jeta i uroi mirëseardhje bashkëshortit të saj, të cilin e përgëzoi për durimin, shkruan Klankosova.tv

Moneytizer Paragrafi 2

Derisa shkroi se periudha e gjatë e vuajtjeve dhe pasigurisë kishte qenë e rëndë për të dy, por gjithashtu shprehu besimin e fortë që e vërteta do të triumfonte.

Ajo e përshkroi këtë moment si një pikë kthese, ku fundi i dhimbjes është gjithashtu një fillim i një jete më të lumtur për ta si familje.

Moneytizer Paragrafi 4

“Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, pas kaq shumë netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që e mbajte i vetëm atje brenda… sot më në fund je në shtëpi. Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe dashuria ime e jetës. Ke përjetuar shumë, ke hequr më shumë se çdo kush mund ta imagjinojë..por ja ku jemi sot: bashkë, më të fortë se kurrë. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë”, ka shkruar Jeta Spahiu në reagimin e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv